LAJME

12 të vdekur në Turqi, kamioni përplaset me disa automjete

12 të vdekur në Turqi, kamioni përplaset me disa automjete
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2023, 08:41

Një aksident rrugor ndërmjet disa automjeteve në Hatay të Turqisë ka lënë të vdekur të paktën 12 persona dhe 31 të lënduar të tjerë.

Një kamion ka kaluar në korsinë e kundërt të rrugës me shoferin që ka humbur kontrollin dhe është përplasur me nëntë vetura dhe dy mini-autobusë, raportoi AP.

Shumica prej automjeteve ishin të parkuara në skaj të rrugës afër një pompe benzine pasi miq e familjarë po përshëndesnin djemtë që po niseshin për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se zjarri ka shpërthyer në autostradën Iskenderun-Antakya dhe se 22 autoambulanca ishin dërguar në vendngjarje.

Hatay ishte një nga rajonet e goditura më keq nga tërmeti i 6 shkurtit./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika