Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.Aksioni i bastisjeve ka filluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka vazhduar edhe në komunat e Istogut, Lipjanit e Gjilanit dhe në Batllavë.
12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara në aksionin e sotëm

Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.
Prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.“Në aksionin e sotëm të bastisjeve janë arrestuar 12 persona në disa lokacione dhe janë skuestruar 400 mijë euro”, deklaroi Lumezi në konferencë për media.“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

