VENDI

12 raste me Covid19 në Kosovë, asnjë në Prizren

12 raste me Covid19 në Kosovë, asnjë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2021, 15:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 nuk ka asnjë person të vdekur ndërsa, janë regjistruar edhe 12 raste të reja.

03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.652.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika