Gjendja pandemike e shkaktuar nga Covid-19 është rënduar dukshëm në Kosovë.Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë.Po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur.
12 mijë e 220 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 persona humben jetën nga ky virus.Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 885 raste.Numri i të infektuarve ka shkuar në 32 mijë e 877, 19 mijë e 772 prej tyre janë shëruar, kurse raste aktive janë 12 mijë e 220.
“Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

