EKONOMI

Sot në fshatin Gjonaj mbahet dëgjimi publik për buxhetin e Komunës me banorët e rajonit të Hasit

Sot në fshatin Gjonaj mbahet dëgjimi publik për buxhetin e Komunës me banorët e rajonit të Hasit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Gusht 2022, 10:29

Komuna e Prizrenit, sot në orën 18:00, do të mbajë dëgjim publik me banorët e rajonit të Hasit, tek shtëpia e kulturës në fshatin Gjonaj.

Ndërsa, njofton se dëgjimi publik i planifikuar të mbahet sot në fshatin Piranë, me banorët e fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël dhe Randobravë shtyhet për datën 17.08.2022, në orën 18:00.

“Njoftim për ndryshim të agjendës së dëgjimeve publike, për buxhetin e Komunës, të parapara të mbahen më 12.08.2022.

Dëgjimi publik i planifikuar të mbahet në fshatin Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël dhe Randobravë shtyhet për datën 17.08.2022, në orën 18:00.

Dëgjimi publik i planifikuar të mbahet më 12.08.2022, në fshatin Gjonaj, me banorë të rajonit të Hasit, do të mbahet në orën 18:00, në shtëpinë e kulturës, në fshatin Gjonaj, në të njejtën ditë.”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika