- Reklama -

Murati reagon pas paralajmërimit të grevës nga Sindikata e RTK-së: PDK dhe LDK po e lënë RTK-në pa paga

Pas paralajmërimit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radio Kosovës për grevë për shkak të vonesave në transferimin e buxhetit, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Krejt çfarë duhet për ekzekutim të buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Me atë vendim, Thesari i shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve, siç edhe e bën çdo herë,” ka thënë Murati.

- Reklama -

Ai ka shtuar se vonesat aktuale në ekzekutimin e buxhetit nuk janë rezultat i mungesës së mjeteve, por i refuzimit politik të partive për të formuar komisionet parlamentare.

“Mirëpo PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në, komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, siç dhe po rrezikojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026,” ka theksuar ministri në detyrë.

Sipas tij, argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron.

“Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për buxhet, për legjislacion, për integrim evropian, dhe për të drejtat e komuniteteve. Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe plani i rritjes i BE-së,” ka thënë Murati.

Ai ka përmendur gjithashtu se komisionet tjera mund të formohen më vonë, kur të ketë qeveri funksionale, dhe se “deri atëherë, mund të ketë zgjidhje të përkohshme që mundëson tejkalimin e ngërçit. Vetëm duhet vullnet politik nga ana e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort