Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se VV-ja duhet të fitojë në të gjitha komunat ku është pjesë e balotazhit.
Ai ka thënë se kur të tjerët po bëhen bashkë për marrëveshje nën tavolina, fitorja e VV-së do të shumëfishohet.
Sipas tij, kudo që VV-ja është në balotazh me PDK-në dhe LDK-në, këto dy parti po bëhen bashkë për ta dëmtuar të parën. Kjo, ka thënë Kurti, po bëhet pa llogaritur e as bërë analizë për qeverisje.
Kurti ka thënë se këto dy parti janë bërë bashkë edhe në kryeqytet por “nuk po tregojnë”.
“LVV-ja nuk ka bërë pazare me komuna duke kushtëzuar marrëveshje komunë me komunë. Kur jemi vetëm pesë ditë larg nga balotazhi, jemi intensivisht në terren, për koalicione të sinqerta. Secila votë është e rëndësishme”, ka vlerësuar Kurti.
Ai ka thënë se kur të tjerët po bëhen bashkë për marrëveshje nën tavolina, fitorja e VV-së do të shumëfishohet./KOHA
