Përmes faqes së saj zyrtare, OJQ “ Ec ma ndryshe”, ka realizuar një intervenim artistik në afërsi të shkollës së muzikës “Lorenc Antoni”, të titulluar “Zgjimi i tingujve”.
“Ec ma ndryshe” në afërsi të shkollës së muzikës në Prizren, realizoi intervenimin artistik “Zgjimi i tingujve”

“EC ka realizuar intervenimin artistik “Zgjimi i tingujve” pranë oborrit të shkollës së muzikës në Prizren. Në pjesëzat e mureve janë aplikuar fragmente të partiturave të Lorenc Antonit me qëllim të rikthimit të vëmendjes tek trashëgimia e tij, si një kujtim mbi figurën kontribuese, përmes partiturave të tij, të cilat vijnë të pa plota, për të na intriguar më shumë që të gjejmë tingujt e munguar në këto partitura të shtrira në mur. Disa qytetarë mund t’i gjejnë në kujtimet e tyre, e disa të nxiten të i gjejnë në arkiva dhe studime të ndryshme.
Ky intervenim është realizuar nga të rinjtë/rejat Hira Mehmeti, Ardi Shishko dhe Era Bata nën udhëheqjen dhe mentorimin e artistes Fitore Isufi Shukriu – Koja.”, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

