• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, February 9, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

115 milionë më pak të hyra, Dogana synon t’i mbledhë mbi 1 miliard euro për buxhetin e shtetit

tvprizreni by tvprizreni
November 8, 2020
in LAJME, VENDI
0
115 milionë më pak të hyra, Dogana synon t’i mbledhë mbi 1 miliard euro për buxhetin e shtetit
0
SHARES
195
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

115 milionë euro apo 11 për qind më pak janë mbledhur nga Dogana e Kosovës që nga fillimi i vitit 2020. Derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Dogana ka arritur t’i mbledh 972 milionë euro.

Ndonëse në fillim të këtij viti, performanca e të hyrave ishte e kënaqshme, rënia e të hyrave filloi nga konfirmimi i rasteve të para me Covid-19.

Por këto të hyra, sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavileci, kanë filluar të përmirësohen muajt e fundit, ku sipas tij ka një rritje graduale dhe kthim nga normaliteti.

“Nëse shikohen të hyrat prej fillimit të vitit e deri në fund të tetorit, kemi vërejtur që fillimi i vitit ka qenë mjaftë i mirë në performancen e të hyrave por për shkak të pandemisë dhe uljes së konsumit ditor dhe rënies së çmimeve të ndryshme, kemi parë ngadalësim të të hyrave në këtë vit”.

“Nëse shikohet në aspektin e përqindjes, javëve të fundit ka filluar të përmirësohet të hyrat dhe ka filluar që të kemi një rritje graduale dhe kthim të lakores së normale e mbledhjes së të hyrave. Në aspektin statistikor nëse në vitin 2019 kemi pasur 972 milionë euro të mbledhura deri më sot, atëherë këtë vit kemi 857 milionë euro, pra rreth 115 milionë euro më pak të hyra apo 11 për qind se vitin e kaluar”, tha ai për EO.

E kjo situatë me pandeminë, sipas Stavilecit ka mundur të prodhoj edhe skenarë më të keq, ku sipas tij, të hyrat kanë mundur të dëmtohen më shumë.

Stavileci ka thënë se kanë hyrë në një fazë të rikuperimit të të hyrave, e që nuk kanë mundur të mblidhen në kulminacionit të pandemisë

“Besoj që ka pasur skenarë që të hyrat kanë mundur të dëmtohen më shumë, por sidoqoftë performanca e të hyrave është e lidhur direkt me performancën e gjithëmbarshme të ekonomisë së Kosovës, për shkak se lidhet me tregtinë ndërkombëtare dhe me të gjitha aspektet, në momentin e ngadalësimit të tregtisë ndërkombëtare, normalisht se edhe ne kemi pasur pritje që të kemi rënie të të hyrave, por rënia në një periudhë të caktuar ka kaluar deri në 130 milionë më pak, derisa tani jemi prapë kemi hyrë në atë fazën që jemi duke e rikuperuar këto të hyra të cilët nuk kanë arritur t’i mblidhen në kulminacionit të pandemisë”, ka thënë ai.

Teksa ka folur për të hyrat nga Dogana, zëdhënësi i këtij institucioni ka thënë se deri në fund të këtij viti synojnë t’i mbledhin edhe 200 milionë euro, për ta arritur cakun e mbledhjes së 1 miliard eurove.

“Ne presim që brenda këtyre muajve që kanë mbetur deri në përfundim të vitit tentojmë t’i mbledhim edhe më shumë se 200 milionë euro deri në përfundim të vitit, që me këto 200 milionë euro ta tejkalojmë cakun që e kishim mbi 1 miliard euro të mbledhura për buxhetin e shtetit, por siç duket është vështirë për shkak të situatës me pandeminë ndikon në performancën e të hyrave”, ka thënë Stavileci.

Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
download intex firmware
Download WordPress Themes Free
free online course
Previous Post

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 744 të vdekur nga coronavirusi

Next Post

Bekim Jashari: Do të kandidoj përsëri për kryetar të Skenderajt

Next Post
Bekim Jashari: Do të kandidoj përsëri për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari: Do të kandidoj përsëri për kryetar të Skenderajt

Të Fundit

Kanosje në Suharekë, arrestohet një person

Dyshohet se shiste kokainë në Prizren dhe më gjerë, bie në prangat e Policisë dilleri 26-vjeçar

February 9, 2023
Kurti: Shitësit që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

February 9, 2023
Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit, nuk respektuan orarin e punës

Vëllai rrah motrën e tij në Prizren, ajo e lajmron në Polici

February 9, 2023
Më shumë se 16,000 të vdekur dhe mbi 60 mijë të plagosur nga tërmeti në Turqi e Siri

Më shumë se 16,000 të vdekur dhe mbi 60 mijë të plagosur nga tërmeti në Turqi e Siri

February 9, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kanosje në Suharekë, arrestohet një person

Dyshohet se shiste kokainë në Prizren dhe më gjerë, bie në prangat e Policisë dilleri 26-vjeçar

February 9, 2023
Kurti: Shitësit që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

February 9, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.