LAJME

1000 euro për studentët përfitues, ministri Krasniqi ka një lajm të mirë për komunitetet

1000 euro për studentët përfitues, ministri Krasniqi ka një lajm të mirë për komunitetet
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2022, 16:05

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se është hapur thirrja për bursa për studentët e komuniteteve.

Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues, ndërsa konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, është hapur thirrja për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom, fillimisht kjo thirrje është destinuar për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsyje të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

🎓Qeveria jonë është e përkushtuar që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve.
📌Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18.11.2022 deri më 02.12.2022, në ora 16:00.
💵Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues.
🖇Aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova” shkruan Krasniqi në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika