Në fund të muajit shkurt, Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga skema e njohur si “COVAX”, është bërë e ditur nga një njoftim i fundit nga vetë ky program.
Siç thuhet në listën e publikuar sot, në Kosovë do të vijnë 100 mijë e 800 doza të vaksinës së “AstraZenecas”.
Efikasiteti i kësaj vaksine kalon 90 përqindëshin. Vaksina jepet në dy doza.
Në një studim të fundit të kryer në Britaninë e Madhe, sekretari i Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se rezultatet e kësaj vaksine janë “të shkëlqyeshme”. Njoftimi erdhi pak pasi disa shtete të Bashkimit Evropian vendosën se nuk do ta shpërndajnë vaksinën për më të moshuar se 65-vjeçarët. Shtetet e morën këtë vendim duke iu referuar mungesës së të dhënave të efikasitetit te të moshuarit.
Në janar, Qeveria Hoti kishte thënë se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës së “Pfizerit”.