Një rast i rëndë i fajdesë është zbuluar në Prizren, ku dy persona dyshohet se kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të një qytetari, duke i vendosur kamatë mujore deri në 100 për qind.
Burime të sigurta bëjnë të ditur për Sinjalin se F.B., rreth 32-vjeçar dhe L.G., rreth 22-vjeçar janë arrestuar pas një operacioni policor të zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Sipas hetimeve, të dyshuarit në bashkëpunim mes vete dyshohet se kanë kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga viktima B.K., rreth 37-vjeçar.





