LAJME

10 të vdekur e 39 të plagosur nga përplasja e një autobusi me një kamion e dy makina në Turqi

10 të vdekur e 39 të plagosur nga përplasja e një autobusi me një kamion e dy makina në Turqi
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2024, 07:57

Të paktën 10 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqinë jugore kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya.

Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X, përcjell klankosova.tv.

Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika