• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, February 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

10 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës për vetëm një vit

tvprizreni by tvprizreni
January 31, 2021
in LAJME, PRIZRENI ME RAJON, VENDI
0
Nxënësit nuk do të angazhohen gjatë pushimit dimëror, u janë hequr edhe disa njësi mësimore
0
SHARES
227
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i nxënësve në vitet e fundit është duke shënuar rënie të vazhdueshme. Prej vitit 2016 e deri më sot janë mbi 34 mijë nxënës më pak, ndërkaq vetëm në vitin e fundit numri ka rënë për 10 mijë. Ekspertët vlerësojnë se kjo është pasojë e ikjes së qytetarëve jashtë vendit, por edhe e rënies së natalitetit

Janë 10 mijë e 270 nxënës më pak këtë vit në nivelin parauniversitar në Kosovë sesa në vitin shkollor 2019/2020. Sipas një raporti zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, një vit më parë kanë qenë 345 mijë nxënës, derisa këtë vit janë 335 mijë. E, nëse krahasohet me vitin shkollor 2018/2019 i bie se në dy vjetët e fundit Kosova ka 21 mijë nxënës më pak.

Në shkollën e mesme “28 nëntori” në Prishtinë, prej shtatorit deri në dhjetor, e kanë lënë shkollën 42 nxënës, raporton KOHA.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Fakete Duraku, ka shprehur shqetësim për këtë çështje, teksa ka treguar se shumica e këtyre nxënësve kanë emigruar jashtë vendit.

“Ne si shkollë jemi shumë të shqetësuar sepse kemi rënie të madhe të nxënësve në tre vjetët e fundit të vitit shkollor. Realisht, në këtë vit shkollor, vetëm prej shtatorit e deri në dhjetor, i kemi 42 nxënës që e kanë lëshuar shkollën, domethënë është një shqetësim i madh, ndërsa në vitet e tjera ka edhe më shumë. Shkaqet i kemi identifikuar si shkollë. Ndër to është edhe migrimi”, ka thënë ajo.

Për njohësin e çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, statistikat e fundit të MASH-it për uljen e numrit të nxënësve janë alarmante. Ai ka thënë se ndër shkaqet kryesore janë emigrimi masiv në vitet e fundit, por edhe rënia e natalitetit.

“Institucionet janë fatkeqësisht promotorët kryesorë të emigrimit të popullatës në Kosovë. Kjo ndodh për shkak të keqmenaxhimit të parasë publike, keqpërdorimit të fondeve e humbjes së shpresës së ofrimit të shërbimeve që nuk përkojnë me realitetin për qytetarët, nepotizimi e të tjera. Institucionet duhet që këto fenomene t’i ndalojnë në mënyrë që të mos stimulohet emigrimi i mëtutjeshëm”, ka shtuar Osmani.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, nga viti shkollor 2016/2017 e deri më sot janë mbi 34 mijë nxënës më pak.

Më së shumti rënie vërehet te shkollat e mesme të ulëta dhe shkollat e mesme të larta.

Në shkollat e mesme të ulëta në vitin shkollor 2018/2019 kanë qenë 234.590 nxënës, kurse këtë vit janë 229.704.

Ndërkaq, në shkollat e mesme të larta kanë qenë 77.907 nxënës, kurse tani janë 74.387.

Sipas raportit të këtij viti të Ministrisë së Arsimit, në Kosovë janë gjithsej 1.058 institucione edukative – arsimore publike. Prej tyre, 776 institucione amë dhe 282 paralele të ndara.

Premium WordPress Themes Download
Download Premium WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
udemy free download
download samsung firmware
Download Nulled WordPress Themes
free download udemy course
Previous Post

24 vjet nga rënia e Zahir Pahazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhajt

Next Post

Peci: Reagimi i PDK-së në linjë me atë të Listës Serbe, do të jemi sërish në veri për të vendosur rend dhe ligj

Next Post
Peci: Reagimi i PDK-së në linjë me atë të Listës Serbe, do të jemi sërish në veri për të vendosur rend dhe ligj

Peci: Reagimi i PDK-së në linjë me atë të Listës Serbe, do të jemi sërish në veri për të vendosur rend dhe ligj

Të Fundit

Sipas Hotit, hapja e arkivave është në favor të Kosovës

Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini shumë shpejt do të bëhet baba

February 4, 2023
Distria rrëmben të artën në Paris

Distria rrëmben të artën në Paris

February 4, 2023
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone

February 4, 2023
Sami Lushtaku me shokë vizitojnë ish-presidentin Thaçi në Hagë

Sami Lushtaku me shokë vizitojnë ish-presidentin Thaçi në Hagë

February 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Sipas Hotit, hapja e arkivave është në favor të Kosovës

Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini shumë shpejt do të bëhet baba

February 4, 2023
Distria rrëmben të artën në Paris

Distria rrëmben të artën në Paris

February 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.