Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Coronavirus ka shënuar një rritje të dukshme, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 688 persona.
Në Komunën e Suharekës dje janë identifikuar 13 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka njoftuar se në komunën tonë aktualisht të prekur nga virusi Korona jnaë 10 mësimdhënës.





