Kosova po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Tuttofood 2026”, i cili po mbahet në Milano të Italisë, që fillon më 11 dhe mbaron më 14 maj 2026, ku po përfaqësohet nga 10 kompani vendore, të cilat po prezantojnë produktet e tyre para blerësve, partnerëve potencialë dhe vizitorëve nga mbarë bota.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 90 metrash katrorë për prezantimin e kompanive kosovare.
Kompanitë pjesëmarrëse në këtë edicion të panairit janë: “Frutti Sh.p.k., “Happy Sh.p.k.”, “Vitafood Sh.p.k.”, “Camel Sh.p.k.”, “Perfect Paper Cups L.L.C.”, “Ask Foods Sh.p.k.”, “N.P.T Afri Trade”, “Agro-Florentina Sh.p.k.”, “Natopia Sh.p.k.” dhe “Abi Progress 2000 L.L.C.”.





