Dogana e Kosovës gjatë vitit 2022 ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro. Viti i kaluar, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu, është më i suksesshëm se sa viti 2021.
1 miliard e 531 milionë euro ka mbledhur Dogana gjatë vitit 2022

Në konferencë për medie të mbajtur të premten, Llugaliu ka deklaruar se të hyrat e vitit 2022 janë 154 milionë euro më shumë se viti paraprak. Megjithatë, ai tha se rritja e të hyrave është edhe si rezultat i inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve.
Ai shtoi se në vitin 2022 janë importuar mallra në vlerë të 5.6 miliardë euro, ndërsa janë eksportuar vetëm 869 milionë euro. Krahas kësaj, Llugaliu tha se importi nga Serbia vitin e kaluar ka qenë 370 milionë euro. Kurse, Kosova ka importuar më shumti nga Turqia. / ksp
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

