LAJME

1 mijë e 228 të vaksinuar me AstraZeneca deri më tani në Kosovë

1 mijë e 228 të vaksinuar me AstraZeneca deri më tani në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2021, 17:33

Përmes platformës ekosova.rks-gov.net për tri ditë janë regjistruar 3 mijë e 256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca 1 mijë e 228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore.

Agjencia Shtetërore e Informacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin “shëndetësia” përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër koronavirusiut.

“Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës :
ekosova@rks-gov.net,  dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook”, bën të ditur MSH, transmeton Klan Kosova.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika