LAJME

​Sot përfundon afati për akreditimin e mediave për Zgjedhjet Lokale

​Sot përfundon afati për akreditimin e mediave për Zgjedhjet Lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2021, 08:57

Sot përfundon afati për aplikim të mediave të cilat duan të akreditohen për të përcjellur procesin zgjedhor.

Lajmi bëhet i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha për KosovaPress se akreditimi ua bën të mundur mediave që të përcjellin procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve.

Sipas tij, mediat nga shtetet tjera, mund të dorëzojnë aplikimin e tye përmes e-mailit.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika