42 pacientë janë duke marrë trajtim nga Covid-19 në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
ShSKUK ka njoftuar se prej tyre 12 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 pacientë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 3 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.
Spitali i Prizrenit,1 pacientë, Spital i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.