Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në një konferencë për media bashkë më avokatët shtetëror të Kosovës ka njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata e ku i janë shpëtuar shtetit miliona euro.
Megjithatë Selimi ka treguar se aktualisht Kosova nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro dhe se kanë angazhuar edhe kompania të huaja për mbrojtje.
“Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro. Shumë prej këtyre rasteve i kemi fituar, disa janë në proces. Kemi angazhuar edhe kompania të huaja për të na mbrojtur”, ka thënë ministri Selimi.





