LAJME

​Qeveria kompenson financiarisht delegatët e legjislaturës së vitit 1990

​Qeveria kompenson financiarisht delegatët e legjislaturës së vitit 1990
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2021, 13:17

Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Sipas Qeverisë, kompensimi financiar është për delegatët të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, që kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datën 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990, si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika