LAJME

​Pyjet përfshihen nga zjarri, rrezikohen banorët e Restelicës

​Pyjet përfshihen nga zjarri, rrezikohen banorët e Restelicës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2021, 11:25

Një pjesë e bjeshkës së fshatit Restelicë të Dragashit është përfshirë nga zjarri.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të lokacionit, mirëpo për shkak të kushteve nuk ka qenë e mundur që të arrihet deri në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti ka ndodhur dje dhe deri më tani nuk dihen se si ka ardhur deri te zjarri dhe paraqet rrezik për banorët e fshatit, mirëpo zjarrfikësit do të qëndrojnë në fshat për çështje sigurie.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika