LAJME

​Policia shqipton 392 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

​Policia shqipton 392 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2020, 09:31

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 392 gjoba për mosrespektim të masave të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë që sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri i të infektuarve me COVID-19 që nga 13 marsi ka shkuar në 50 mijë e 620 raste nga 179.402 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.309 raste të vdekjes.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika