Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”, me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë.
Nga aty u tha ky gjysmëvjetor ishte sfidues, derisa për gjatë një muajve sa do të pushojnë nxënësit e mësimdhënësit, është bërë një udhëzues për t’i angazhuar ata.
Kryeministri Hoti tha se kjo kohë ka qenë sfiduesve por që është arritur në masë të konsiderueshme të realizohet plan programi.
“Jemi munduar që përmes Ministrisë së Arsimit t’iu ndihmojmë që ta adaptojmë metodologjinë mësimore karshi kushteve që janë krijuar dhe vërtetë dëshiroj t’iu falënderojë që pavarësisht të gjitha vështirësive ndërprerjeve është arritur në masë të konsiderueshme të realizohet plan programi në mënyrë që nxënësit të mos mbesin mbrapa. Përmes juve këtu dua t’i falënderoj edhe të gjithë arsimtarët për mbylljen e gjysmëvjetorit të parë me sukses në kushte në të cilat jemi.
E kam parasysh që ka qenë vërtetë sfidë duke qenë edhe vet mësimdhënës dhe duke iu kuptuar nevojën që me pas kontaktin sy me sy me nxënësit sa e vështirë është mandej me u adaptuar në metodologji të re mësimore në mënyrë që me e mbërri cilësinë e njëjtë të mësimdhënies dhe kam parasysh që për shumicën prej juve kjo ka nënkuptuar ndoshta gati dyfishim të ngarkesës me orë që keni kaluar edhe përmes punës në klasë edhe përmes detyrave në shtëpi”, tha ai.
Hoti tha se shpreson që kur të fillojë gjysmëvjetori i dytë, më 18 janar të fillohet në kushte më të mira.
“Statistikat e fundit na tregojnë që numri i arsimtarëve në proporcion me grupet tjera edhe me mjekët realisht edhe me policët, është në përqindjen më të lartë të të infektuarve, dikur rreth 15, 16 përqind e atyre që janë testuar kanë dal pozitiv që nënkupton që jeni përball me virusin dhe me këtë luftë po e quajmë po aq sa janë përballur edhe mjekët”, tha ai.
Ministri i Arsimit Ramë Likaj, tha se në fillim të gjysëmvjetorit të parë pkanë pas vështirës për shkak të pandemisë.
“Sot e përfundojmë këtë pjesën e parë të gjysëmvjetorit të parë të këtij viti shkollor që la filluar në kushte pandemie dhe ne kemi pasur vështirësi në fillim me i dizajnua këta skenarë të cilët ju i keni përdorur. Shkolla sikur kjo e juaja kanë qenë të ngarkuara, keni punuar të ngarkuar edhe ju duke i ndarë klasat në grupe. Unë e kam bërë një ditë një shkrim në facebook, ju jeni heronjtë e ditëve të sotme, ashtu siç keni qenë heronjë edhe të ditëve të mëpërparme.
Ne ju falënderojmë për mundin, angazhimin. Natyrisht që është një pushim pak i gjatë për shkak të rrethanave në të cilat jemi, mirëpo ne dje përpos që e kemi adaptuar kalendarin e ri e kemi hartuar edhe një udhëzues për juve, këtë muaj ditë të pushimit se çfarë detyrash dhe cilat aktivitete mundeni me iu dhënë nxënësve dhe mënyrën se si me e realizuar”, tha ai.
Ai njoftoi edhe për lloptopët që po shpërndahen për nxënësit dhe mësimdhënësit që nuk kanë pas qasje në mënimin online.
“Edhe nxënësit të cilët nuk kanë pasur qasje dhe për mësimdhënësit do t’ia fillojmë me nda edhe mjete teknologjisë informative. Vetëm sot kryeministër 270 llaptopë që kanë qenë në stoqe të MASH do të shpërndahen anë e kënd Kosovës vetëm për mësimdhënësit…
Shifrat janë shumë të larta të infeksionit, por edhe testimi është jashtë parashikimeve që i kemi bërë 25 mijë veta mësimdhënës, staf administrativ dhe nxënës janë testuar vetëm deri më tash. Prej tyre infeksioni për nxënës ka qenë 0.42 përqind e të testuarve, ndërsa për mësimdhënës nuk e kalon 10 përqind po megjithatë është shumë e lartë e atyre që janë testuar”, tha ai.
Drejtori i shkollës “Dardania”, Isak Bregaj tha se 75 mësimdhënës kanë qenë me Covid-19 në këtë shkollë.
“Jemi të priviligjuar që keni gjetur mundësinë dhe kohën të vini në shkollën tonë, në emër të kolektivit të shkollës, nxënësve iu falënderoj shumë për punën dhe angazhimin e juaj. Ne siç e dini edhe ju, shkolla jonë ka punuar në tre skenar, kemi punuar në skenarin A, B dhe C. Është një numër gjithsej të infektuar kanë qenë 20 nxënës dhe 25 kanë qenë në vetizolim.
Po ashtu, kanë qenë edhe mësimdhënës në shkollën tonë prej 75 që janë me covid të gjithë janë kthyer mirë dhe i falënderoj edhe mësimdhënësit për punën që e kanë bërë”, tha ai.
Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha institucionet arsimore në vend të hynë në pushim nga sot dhe deri më 18 janar.