Javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve me Covid-19 në Kosovë.
Megjithatë, aktive mbesin mbi 10 mijë raste, ndërsa deri më tani numri total i të infektuarve ka shkuar mbi 50 mijë.
Mbi 50 mijë kosovarë të infektuar me Covid-19

1 mijë e 298 kanë humbur jetën ndërsa kanë shëruar mbi 38 mijë pacientë.
“Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

