Për kundër angazhimeve të shumta të tjera qe ia ka policia, si dhe angazhimin në planin operativ për gatishmëri dhe reagim për COVID-19, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, policia në DRP Mitrovice Jug, sot ka filluar implementimin e planit operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim afrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore ashtu edhe në rrugët e trafikut rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, nëpërmjet një komunikate thotë se me kohë ka bërë gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.
“Duke pasur parasysh se brenda planit operativ policor fazat e veprimit janë të njëpasnjëshme për qasje proaktive në fushën e ofrimit të sigurisë, kështu për fazën fillestare Njësia e Trafikut Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim afrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë disa nga shkollat fillore, shkolla këto të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugët magjistrale dhe rajonale.





