Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se në datat 23-27 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren -Veri, Suharekë, Dragash, Mamush dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 101 gjoba personave fizik, janë dhen 43 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar 115, Biznese, market te mëdha, kafiteri ,ku për mos respektim te orarit janë shqiptuar dy (2) gjobe, një prej 200 euro dhe një prej 500 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.





