- Reklama -

​6 muaj burg dhe 500 euro gjobë personit që ia morri veturën pronarit në parkingun e tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.B., për shkak se:
Me datë 23.06.2018, rreth orës 01:00, pas mesnate, në rrugën “W.W”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vehte ia merr pasurinë personit tjetër, në atë mënyrë që derisa makina e llojit “ VW Golf5”, pronë e të dëmtuarit N.B., e cila veturë po qëndronte e parkuar në parkingun e firmës së të dëmtuarit, i pandehuri B.B., duke shfrytëzuar kopjen e çelësit të të njëjtës veturë, të cilën e kishte kopjuar rreth një muaj para ditës kritike gjatë kohës sa e kishte pasur të marrë me qira të njëjtën veturë, e hap makinën në fjalë dhe me të njëjtën largohet nga vendi i ngjarjes.

– kësodore ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 par.1 të KP-së.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka shqiptuar:
– Dënim me GJOBË në shumën prej 500 Euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej 6 muajsh.
Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarit (në kuptim të Kodit Penal të Kosovës), dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 800 (tetëqind) euro.
Andaj, Gjykata të akuzuarit i ka shqiptuar denim UNIK me gjobë në shumën prej 1,300 (njëmijëetreqind) euro, të cilin dënim obligohet i akuzuari ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, duke llogaritur një (1) ditë burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.
I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 (tridhjetë) eurove, dhe shumën prej 30 (tridhjetë) euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort