Drejtori i Administratës Komunale në Prizren, Edin Shehu, ka njoftuar se nga sot fillon zgjedhja e bashkësive lokale në lagjet urbane në komunën e Prizrenit.
Sot, duke filluar nga ora 16:30 mbledhja për zgjedhjen e bashkësis lokale do të filloj në lagjet “Shaban Polluzha” dhe “Gani Qavderbasha”, e cila do të mbahet në shkollën fillore “Mati Logoreci”.
Kurse, më poshtë mund t’i gjeni oraret dhe lokacionet për mbledhjet që do të mbahen ditëve në vazhdim.