Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur qytetarët me pamje të fshatit Atmaxhë.
Totaj ka thënë për Atmaxhën se njihet për bujqësi, si shalqinin dhe prudketet e bulmetit, gjithashtu shquhet për mërgatën e zhvilluar, të cilët kanë investuar në atdhe me vitë të tëra.
Atmaxha i njohur ndryshe si fshati me dy mullinj, sipas kryetarit Totaj, është një fshat i bukur që duhet vizituar.
“Përshëndetje të gjithëve nga Atmaxha, e njohur dikur si fshati me dy mullinj.
Ky vend, shumë afër Prizrenit, me banorë punëtorë e ndërtimtarë të suksesshëm, njihet për bujqësi, e sidomos për shalqinin dhe produktet e bulmetit.
Atmaxha, shquhet për mërgatën e zhvilluar, që prej vitesh ka investuar në atdhe dhe ka ruajtur lidhjet e forta me vendlindjen.
Sigurisht, një fshat i bukur që duhet vizituar!”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/