Në rastin “Drenica 1” Gjykata ka liruar nga akuzat për krime lufte ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Jahir Demaku.
Ky rast ishte iniciuar nga EULEX-i dhe nuk është gjykuar që nga viti 2019.
Selimi e Demaku akuzoheshin për keqtrajtimin e një personi në Likoc të Skenderajt.
Avokati Artan Qerkini ka thënë se mbrojtja është e kënaqur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Isni Thaçi u dënuan me nga shtatë vjet burgim, ndërsa me tri, u dënuan Nexhat Demaku, Agim Selmani, Driton e Bashkim Demaj dhe Fadil Demaku.
Pas ankesave nga palët, Apeli ia pati ulur dënimin Selimit për një vit. Ndërkaq në vitin 2019, Gjykata Supreme e ktheu këtë rast në rigjykim.