Distria Krasniqi e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb.
Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti ukrainasen Anna Borodina.
Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë e më pas konfirmoi fitoren me Ippon, me mbërthim.
Distria Krasniqi ndërkaq ka kaluar në gjysmëfinale të Evropianit në Zagreb.
Në çerekfinale e mposhti bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.
Ndaj saj fitoi për më pak se një minutë me mbajtje, përkatësisht me teknikën Osaekomi.
/KOHA.Net/