Mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ka bërë të ditur “Meteo Kosova”.
“Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellë destabilizim të fuqishëm”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20 gradë Celsius.
Era do fryjë nga jugperëndimi gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h!/KOHA/