Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ka takuar përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit diplomatik.
Lacroix, së bashku me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Peter Due, u takua me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të UNMIK-ut, gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit.
Po ashtu u konfirmua mbështetja e zyrtarit të lartë të OKB-së për dialogun Kosovë-Serbi.
“Gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. Lacroix riafirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.