Tashmë zyrtarisht Turqia do të shkojë në raundin e dytë të votimeve, presidenti turk, Recep Taip Erdogan nuk ka arritur ta kalojë pragun 50 për qind për të votuar pa balotazh.
Kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, në konferencën për media që ka mbajtur me anëtarët e Bordit.
“Sipas rezultateve preliminare, rezulton se Erdogan ka marrë 49,51 për qind, 44,88 për qind Kemal Kılıçdaroğlu, 5,17 për qind Sinan Ogan dhe 0,44 për qind e z. Muharrem İnce“, ka thënë Yener. Muharrem Ince ishte larguar nga kandidatura pak ditë para zgjedhjeve.





