Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se partia që e drejton do të mbajë vetëm pesë ditë fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale, raporton Gazeta Blic.Kjo sipas tij është bërë për shkak të situatës me COVID 19.Njoftimi i plotë:
Zyrtare: Edhe AAK me pesë ditë fushatë

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.
Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.
Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.
Na priftë e mbara!
RH
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

