Shteti i Zvicrës është treguar shumë mikpritës ndaj refugjatëve ukrainas. Të shumta janë apartamentet që liroi, e po ashtu shumë familje private lëshuan shtëpitë e tyre falas për ta, njofton albinfo.ch.
Referuar statisitikave, që nga fillimi i luftës e deri më tani janë strehuar mbi 47 mijë refugjatë ukrainas.
Nga numri total i tyre, 43,000 prej tyre kanë marrë tashmë të ashtuquajturin statusin “S” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje.





