RAJONI DHE BOTA

Zvicër: Karantina mund të lehtësohet ende

Zvicër: Karantina mund të lehtësohet ende
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2021, 14:19

Me pushimet e verës vetëm disa javë larg, Këshilli Federal mund të zbusë kërkesat e karantinës për udhëtarët, kështu duke lehtësuar edhe më tej masat për liri udhëtimesh, sipas NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.

Zvicra pretendon të ndjekë shembullin e vendosur nga Gjermania, ku detyrimi për karantinë u hoq të shtunën për njerëzit që u vaksinuan ose u shëruan nga Covid, por nuk është një shembull bindës.

“Duket joreale të heqësh karantinat e udhëtimit krejtësisht. Gjithçka në lidhje me gjurmimin, izolimin dhe karantinën mbetet një nga shtyllat e luftës kundër kësaj pandemie”, tha Karim Boubaker, mjeku kantonal i Vaud-it.

“Por unë mendoj se ne mund të bëhemi selektivë në marrjen e vendimeve për njerëzit që janë imun ndaj koronavirusit”, shtoi ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika