“Kemi arsye të mira për të qenë optimistë të kujdesshëm lidhur me situatën epidemiologjike”, ka thënë Patrick Mathys, shef në BAG
“Kemi arsye të mira për të qenë optimistë të kujdesshëm lidhur me situatën epidemiologjike”, ka thënë Patrick Mathys, shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, në konferencën e sotme për media.
Tani kemi arritur një nivel prej rreth 2000 rasteve në ditë. Vlera R është gjithashtu në një nivel të ulët, ka shtuar Mathys, raporton srf.ch.
Më tutje ai ka thënë se Varianti indian është zbuluar deri më tash në afërsisht dhjetë raste në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Informacioni më i hollësishëm rreth variantit është ende i paqartë në të gjithë botën, dhe studimet shkencore duhet të hulumtojnë edhe më tej rrezikshmërinë e mutantit, thotë Mathys.





