Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar nga ambasadorët e Quint-it që ta lënë Kosovën që të marrë vet vendimet lidhur me mbatjen ose shtyrjen e zgjedhjeve në veri.
Kurti, në fjalën e tij në Kuvend tha se janë në koordinim të plotë me ndërkombëtarët, por ambasadorët duhet të kuptojnë se nuk janë ministra dhe as krerët e shtetit nuk mund të jenë zëvendësministra të tyre, njofton Klankosova.tv.
“Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por, duhet të kuptoni që edhe ata presin që te jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e Quintit por nuk bëhen dot ministra, qeveritë vijnë e shkojnë por shteti mbetet dhe ky është caku ynë andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrë të cilën i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre – pasi as ata se dëshirojnë këto”.





