LAJME

Zgjedhjet e 7 qershorit, Hargreaves vlerëson bashkëpunimin mes Britanisë dhe KQZ-së në fushën kibernetike

Zgjedhjet e 7 qershorit, Hargreaves vlerëson bashkëpunimin mes Britanisë dhe KQZ-së në fushën kibernetike
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2026, 12:07

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar bashkëpunimin mes Britanisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fushën e sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të proceseve zgjedhore në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves theksoi se bashkëpunimi mes dy institucioneve ka ndihmuar në funksionimin e suksesshëm të sistemit për numërimin dhe publikimin e votave gjatë zgjedhjeve të fundit lokale dhe nacionale në Kosovë.

Ai bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 7 qershor.

Diplomati britanik, pas takimit me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se është pozitive që ky institucion po vazhdon t’i avancojë dhe forcojë procedurat zgjedhore.

Sipas tij, KQZ-ja ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e integritetit dhe transparencës së zgjedhjeve në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika