- Reklama -

Zemaj: Furnizimi me ilaçe do të mund të bëhet në tre muajt e parë të 2021

Ministria i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Kuvend ka thënë se në tre muajt e parë të vitit 2021 do të mund të bëhet furnizimi me ilaçe.

“Unë e kuptoj këtë natyrën e deputetëve sidomos atyre në pjesën opozitare që mundohen të pasqyrojnë diçka tjetër. Për tre muajt e parë të vitit do të mund t’i furnizojmë me ilaçe, por për t’u siguruar e prezantuam amendamentin. Por, nëse mendoni që mund të vazhdojë projekti për sigurimin e ilaçeve edhe pas tre muajve, edhe mund të tërhiqemi, por kjo të mbetet në ndërgjegjen tuaj”, ka thënë Zemaj.

- Reklama -

Kurse deputetja, Albena Reshitaj, ka thënë se, “është turp i madh për neve dhe shëndetësinë tonë që duhet të lënë si propozim në buxhet këtë çështje. I lus të gjithë deputetët të na përkrahin”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duke folur për mënyrën se si do të votohen amandamentet e propozuara në buxhet, tha se deputët kanë të drejtë ta arsyetojnë atë që prezantojnë.

“Kjo çka po propozohet sot, është supremacia e komisionit mbi seancën dhe nuk lejohet. Në cdo propozim amendament e kanë të drejtën deputetët me e prezantu arsyeshmërinë e tyre. Komisioni nuk ka të drejtë që t’i refuzojë në pako ato 120 amendamente”, tha ai.

E Besa Gaxherri ka përgëzuar dy partitë politike opozitare që janë pajtuar ta përkrahin buxhetin.

“Unë i shikova me vëmendje dhe janë amendamente të opozitës e që do të shqyrtohen. Këto të tjerat janë futë me një thes. Është e padrejtë që dikush ka mund me i futë amendamentet në buxhet e pjesa tjetër jo”, ka thënë ajo.

Derisa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se, “kjo çka po propozohet sot, është supremacia e komisionit mbi seancën dhe nuk lejohet. Në çdo propozim amendamentet e kanë të drejtën deputetët të prezantojnë arsyeshmërinë e tyre. Komisioni nuk ka të drejtë që t’i refuzojë në pako ato 120 amendamente”.

Aktualisht partitë janë duke debatuar rreth mënyrës së votimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort