RAJONI DHE BOTA

Zelensky thirrje Rusisë: Është koha për t’u takuar

Zelensky thirrje Rusisë: Është koha për t’u takuar
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2022, 08:11

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje të shtunën për paqe kuptimplotë dhe bisedime “pa vonesë” me Moskën.

Ai tha se ishte shansi i vetëm i Rusisë për të kufizuar dëmin nga “gabimet” e saj në vazhdën e pushtimit të saj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta,” tha Zelensky në fjalimin e tij.

“Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën.

“Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar.”

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika