Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse ,të cilat janë tërhequr nga Ukraina veriore kanë lënë me mijëra mina, gjë të cilën ai e ka quajtur “krim lufte”.
“Në ato zona, dhjetëra, nëse jo qindra mijëra, municione të pashpërthyera janë lënë pas”, tha Zelensky duke shtuar se ekipet po punojnë për t’i pastruar ato, raportoi CNN të martën.





