RAJONI DHE BOTA

Zelensky njofton për shtetin që sapo i ofroi asistencë ushtarake Ukrainës

Zelensky njofton për shtetin që sapo i ofroi asistencë ushtarake Ukrainës
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 15:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se Suedia i ka ofruar asistencë ushatarake, teknike dhe humanitare Ukrainës.

Përmes një postimi në Tëitter, Zelenskyi ka thënë se është mirënjohës ndaj kryeministres së Suedisë për ndihmën e ofruar.

“Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës. Mirënjohës ndaj Kryeministres së Suedisë për përkrahjen e saj efektive. Duke ndërtuar një koalicion anti-Putin bashkë”, ka shkruar Zelenskyi.

Ndryshe, Zelensky tha të premten se Rusia është duke planifikuar që ta vrasë atë dhe se grupet sabotuese të armikut tashmë ndodhen në kryeqytetin e vendit të tij, në Kiev.

“Armiku më ka identifikuar mua si cak numër një. Familja ime është caku numër dy. Ata duan që ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke e shkatërruar kreun e shtetit”, tha presidenti ukrainas.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika