RAJONI DHE BOTA

Zelensky fton Scholzin dhe Steinmeierin për vizitë në Kiev

Zelensky fton Scholzin dhe Steinmeierin për vizitë në Kiev
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2022, 17:59

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ftuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin, Frank-Walter Steinmeier që të takohen me të në Kiev.

Zelensky e bëri ftesën gjatë një bisede telefonike me Steinmeierin, ku “u sqaruan acarimet e së kaluarës” dhe Steinmeier shprehu “solidaritetin, respektin dhe mbështetjen” për Ukrainën.

Ftesa vjen tre javë pasi Steinmeier u refuzua nga Kievi për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike të Gjermanisë me Rusinë.

Vizita e planifikuar e presidentit gjerman në kryeqytetin ukrainas ishte anuluar në minutën e fundit.

Ndryshe, Gjermania ka filluar që të dërgojë më shumë armatim drejt shtetit ukrainas, pas një hezitimi në fillim të agresionit rus.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika