Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka diskutuar për invazionin rus në Ukrainë dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus.
Zelensky bisedon në telefon me kryeministrin Edi Rama

Zelenskyy ka shkruar se e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërmuese para tre ditësh rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

