- Reklama -

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian: Takimi mund të zgjasë deri në mbrëmje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano, në një konferencë nga Ohri, tha se takimi mund të zgjasë deri pasdite apo në mbrëmje.

- Reklama -

“Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të mbajë konferencë. Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë – deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite”.

“Kur ky raund i ri i dialogut do të përfundoj atëherë përfaqësuesi i lartë do të dalë në konferencë dhe do të tregojë. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel. Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, tha Stano.

Stano, mes tjerash, tha se Borrell në konferencë nuk do të pranojë asnjë pyetje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort