- Reklama -

Zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në Podujevë, Kurti: Ai e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës

Në Podujevë sot është bërë zbulimi i shtatores së vperimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe familja e Demaçit.

- Reklama -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij ka thënë se kjo përmendore është shenjë e guximit.

Ai e quajti Demaçin i përvuajturi më i fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri.

“Ky njeri i madh që sot ia lartësojmë në mënyrë solemne peshën e gurit, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës. Adem Demaçi prehet i qetë sepse jetoi përnjëmend. Kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë. Kjo përmendore është njëherësh shenja e guximit dhe barra e drejtësisë që ne i premtojmë vetvetes si garanci të një të ardhme që ja vlen. Përgëzime për këtë përmendore për të përvuajturin tonë më të fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri”, tha Kurti.

Kurse kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem.

“Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem, për arsye se ashtu i takon Podujevës dhe Llapit. Llapi nuk është thjeshtë vendlindja e bacës Adem, por edhe vendi e familja e tij e madhe. Baca sot po skalitet këtu si një hero i një populli që aq shumë e deshi dhe gjithçka sakrifikoi për të”, tha Bulliqi. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort